Ndërlidhjet

Majami - Vriten shtatë pas një debati rreth pronës


Ilustrim
Ilustrim
Shtatë veta janë vrarë në një kompleks banesor në një paralagje të Majamit të shtunën, përfshirë edhe vrasësin i cili kishte marr peng dy njerëz, kur kanë ndërhyrë forcat speciale të policisë (SWAT), njoftojnë forcat e rendit.

Pengjet janë liruar të pa lënduar, njoftoi rreshteri policor Eddie Rodroguez për NBC News.

Incidenti besohet se ka plasur, sipas medieve lokale, pas debateve të ashpra rreth qirasë dhe pronës ndërmjet të vrarësit dhe pronarëve të kompleksit banesor të premtën mbrëma.

Trupat e çiftit bashkëshortor, janë në mesin e gjashtë të vdekurve që janë gjetur nga forcat e rendit, pas ndërhyrjes së forcave speciale, njofton policia.

Vrasësi jetonte në katin e katërt të ndërtesës, bashkë me nënën e tij, shkruan Miami Herald, duke cituar të bijën e pronarëve të vrarë, Shamira Pisciotti.

Kompleksi banesor ka strehuar më se 90 familje, kryesisht hispanike, lajmërojnë mediet lokale.
XS
SM
MD
LG