Ndërlidhjet

Brazil - Papa fton liderët të dëgjojnë rininë


Brazil - Papa Françesku gjatë meshës në plazhin Copacabana, 26Korrik2013
Brazil - Papa Françesku gjatë meshës në plazhin Copacabana, 26Korrik2013
Papa Françesku ka ftuar të shtunën liderët në Brazil që të adresojnë çështjet e ngritura gjatë protestave që dridhën këtë shtet muajt e fundit.

Në porosinë e tij kreu i kishës katolike i është drejtuar edhe të gjithë klerikëve në mbarë botën, duke i ftuar edhe ata që të lënë mënjanë jetën e tyre të rehatshme dhe t’i shërbejnë popullit të varfër dhe në nevojë.

Gjatë një bisede me liderët kulturor dhe afarist në teatrin komunal të Rio de Zhaneiros, Papa Françesku përmendi për herë të parë protestat masive në Brazil, duke thënë se dialogu “është thelbësor për t’u ballafaquar me të tashmen”.

Popullata më e madhe Latino-Amerikane është përfshirë nga protesta masive kundër korrupsionit, dhe keqpërdorimit të parasë publike, përballë kostos së madhe të jetës.

Shumica e protestuesve ishin të rinj, që kërkonin më shumë fonde për arsimin dhe shëndetësinë sesa për ndërtimin e stadioneve të futbollit, në saje të përgatitjeve për botërorin.

“Ndërmjet të indiferencës vtjave dhe protestave të dhunshme gjithmonë ekziston një opsion i ndërmjetëm: ai është dialogu. Dialogu ndërmjet të gjeneratave, dialogu ndërmjet të popullit, kapaciteti për të dhënë dhe pranuar, përderisa i mbesim besnik të vërtetës”, porositi Papa Françesku.
XS
SM
MD
LG