Ndërlidhjet

logo-print

Veljoviq: Nëse duhet shtojmë forcat në kufi me Kosovën


Beograd- Drejtori i policisë së Serbisë Millorad Veloviq (Ilustrim)

Beograd- Drejtori i policisë së Serbisë Millorad Veloviq (Ilustrim)

Drejtori i policisë serbe Millorad Veloviq nuk e përjashton mundësinë e shtimit të forcave të xhandarmerisë në zonën kufitare me Kosovën.

Gjatë një vizitë në rajonin e Kurshumlisë, ai tha se forcat policore serbe dhe ato të xhandarmërisë janë garanci për sigurinë e njerëzve që jetojnë përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

“Nëse duhet, xhandarmëria do të shtojë praninë e saj në këtë pjesë të komunës së Kurshumlisë”, u tha medieve Veloviq.

Kreu i policisë serbe ka vizituar sot njësitë e xhandarmërisë të stacionuara në fshatin Borovac, në rrethinën e të cilit dy javë më parë ishte regjistruar incidenti i armatosur, ku gjashtë shqiptarë të Kosovës ishin plagosur.

Policia serbe këmbëngul se kosovarët kishin dal matanë kufirit për të prerë ilegalisht dru, ndërsa shqiptarët e plagosur pretendojnë se në ta është shtënë brenda territorit të Kosovës.

Sido që të jetë, pas këtij incidenti forcat e xhandarmerisë serbe, janë tërhequr nga fshati Matarovo ku ishin të vendosur.
XS
SM
MD
LG