Ndërlidhjet

Vuçiq: Nuk e japim Vallaqin e Gazivodës


Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Alleksandar Vuçiq (Ilustrim)
Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Alleksandar Vuçiq (Ilustrim)
Beogradi pret negociata të vështira me Prishtinën për energjetikën, pasi thotë se nuk e ka ndërmend që të lë trafostacionin në Vallaq, në kontrollin e kosovarëve.

Kështu paralajmëroi zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vuçiq, i cili të shtunën tha se nëse Prishtina merr nën kontroll këtë aset energjetikë, me automatizëm asaj i bjen në dorë i gjithë sistemi elektro-energjetik në veri të Kosovës.

“Në Vallaq janë nëntë të punësuar, dhe ata [pala kosovare] duan t’i ulin negociatat në atë nivel sa që të thonë, dëgjoni ne do t’i paguajmë atë punëtorë. Por kjo nuk është esenca, sepse, po e morën përsipër Vallaqin, atëherë kontrollojnë gjithë sistemin elektro-energjetik në veri të Kosovës, sepse gjithçka që shkon nga Gazivoda dhe Serbia qëndrore, kalon përmes trafostacionit të Vallaqit”, citon beta Vuçiqin.

Sipas tij, negociatorët serb kanë qenë fer gjatë bisedave të fundit, dhe kanë ofruar si zgjidhje themelimin e një kompanie të re, me pronësi të përzier.

“Nuk pati mirëkuptim, por mendoj se për këtë temë, si dhe për çështjen e telekomunikacionit – të paktën kodit dhe prefiksit, do të mund të arrihet një kompromis. Jam optimist”, ka thënë zëvendëskryeministri i parë i Serbisë.

Vuçiq tha po ashtu se gjatë negociatave është hequr dorë nga hidrocentrali i Gazivodës, pasi nuk ka arsye që ajo t’ju takoj shqiptarëve, sepse një e treta e ujit të akumuluar është në Serbinë qendrore, dhe dy të tretat në terrotorin e komunës së Zubin Potokut.
XS
SM
MD
LG