Ndërlidhjet

Libi - Sulmohen selitë e partive islamiste


Ilustrim

Ilustrim

Protestuesit në Libi kanë sulmuar të shtunën zyrat e Vëllazërisë Myslimane, rivalët e tyre dhe partitë tjera politike, protesta këto të shkaktuara pas vrasjes së një aktivisti prominent anti-islamist.

Qindra demonstrues kanë demoluar zyrat e Partisë për Drejtësi dhe Ndërtim, e cila është krah politik e Vëllazërisë, në kryeqytetin Tripoli.

Protestuesit kanë shkatërruar edhe tendat që ishin ngritur nga mbështetësit e Vëllazërisë në shehin qendror të martirëve.

Pas këtyre aksioneve, protestuesit iu vërsulën zyrave të rivalit kryesor politik në parlament, Aleancës Kombëtare, dhe shkatërruan të gjitha dokumentet që gjendeshin në zyra.

Një grup i vogël i protestuesve kanë sulmuar edhe zyrat e partisë salafiste al-Watan.
Protestuesit akuzojnë partitë politike për manipulimin e militantëve libian, për t’ju shërbyer interesave të tyre.

Të premten Bhengazi është vrarë aktivisti anti-islamist Abdel-Salam al-Mesnari, ndërsa në skajin tjetër të qytetit janë vrarë edhe një policë dhe një ushtarak.
XS
SM
MD
LG