Ndërlidhjet

ShBA fton egjiptianët për qetësi-ndërprerje të dhunës


Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry (Ilustrim)

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry (Ilustrim)

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry thotë se dhuna vdekjeprurëse në rritje në Egjipt, e ka sjell këtë shtet në një “moment shumë të rëndësishëm”.

Në një deklaratë të bërë nga Washington, Kerry i ka bërë ftesë të gjithë liderëve politik në Egjipt që të “veprojnë menjëherë” dhe t'i ndihmojnë shtetit “të kthehet në binarë” pas dyshimeve se forcat e sigurisë kanë shtënë për të vrarë të shtunën në përkrahësit islamist të presidentit të përmbysur Mohamed Morsi.

Kerry thotë se “vendimi përfundimtar për Egjiptin ende nuk është vendosur, por se ai do të ketë efekt përgjithmonë nga ngjarjet që ndodhin tani”.

Deklarata e Sekretarit Amerikan të Shtetit vjen në kohën kur dhjeta mijëra protestues islamist vazhdojnë të qëndrojnë të bunkerizuar edhe të dielën në mëngjes në afërsi të një xhamie në Kajro, ndërsa zotohen se nuk do të lëvizin vendi “deri në vdekje”, pas gjakderdhjes të së shtunës.

Ministria egjiptiane e shëndetësisë thotë se 74 njerëz janë vrarë në afërsi të kësaj xhamie, në përleshjet ndërmjet të forcave të sigurisë dhe mbështetësve të Morsit.

Vëllazëria Myslimane thotë se mbi 120 janë vrarë ndërsa ka akuzuar forcat e sigurisë se ato kanë “shtënë për të vrarë” protestuesit e paarmatosur.

Sipas shifrave të këtij grupi politik, mbi 4000 protestues janë lënduar gjatë protestave të së premtës dhe të shtunës.

Por ministri i brendshëm i Egjiptit ka mohuar akuzat se policia ka shtënë me armë zjarri në protestat e Kajros.
XS
SM
MD
LG