Ndërlidhjet

logo-print

HRW: Autoritet egjiptiane shpërfillin jetën e njerëzve


Ilustrim

Ilustrim

Human Rights Watch ka dënuar të dielën vrasjen e dhjeta njerëzve gjatë dhunës që shpërtheu në dy ditët e fundit në Egjipt.

Ky grup që bënë mbikëqyrjen globale të respektimit të të drejtave të njeriut, ka akuzuar autoritetet egjiptiane për “mospërfillje penale të jetës së njerëzve”.

Të paktën 70 njerëz janë vrarë vetëm në Kajro të shtunën në mëngjes, sipas të dhënave të autoriteteve atje, ndërsa raportohet edhe për më shumë viktima në qytetet tjera.

Sipas HRË shumica e të vrarëve në Kajro kishin plagë në kokë ose krahëror, dhe se mjekët e intervistuar nga hulumtuesit e HRW “gjykojnë se disa vrasje ishin qëllimshme për shkak të plagëve nga armët e zjarrit”.
XS
SM
MD
LG