Ndërlidhjet

logo-print

Halbauer: Barrikada mbi Ibër nuk do të largohet dhunshëm


Volker Halbauer

Volker Halbauer

Komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjenerali Volker Halbauer përsëriti se nuk do të urdhëroj heqjen e barrikadës mbi urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë, pasi e konsideron atë si simbol politik.

Në një intervistë për gazetën "Politika" të Beogradit, ushtaraku gjerman ka thënë se KFOR-i është mision neutral dhe i paanshëm ndaj statusit të Kosovës, andaj edhe nuk parapëlqen që të përfshihet në zgjidhjen e çështjeve politike.

Sipas tij, barrikada kryesore mbi lumin Ibër paraqet frikën dhe dëshirat e serbëve verior, andaj e kupton që nuk duhet të përfshihet në këtë problematike, dhe për këtë arsye nuk e ka ndërmend që të urdhëroj forcat paqeruajtëse të ndërhyjnë në zhbërjen e saj.
XS
SM
MD
LG