Ndërlidhjet

31 emigrantë afrikan vdesin në mesdhe


Ilustrim

Ilustrim

Më se gjysma e njerëzve në bord të një gomone që bartte 53 emigrantë afrikan kanë vdekur kur lundruesja e tyre u përmbys pasi u nis nga Libia, raportojnë të dielën mediet italiane.

Sipas të mbijetuarve që kanë arritur të shpëtohen nga ekipet italiane që i sollën në ishullin Lampedusa, 31 emigrantë janë mbytur në këtë aksident, i cili besohet se ngjau mes të premtes dhe shtunës.

Garda bregdetare italiane po vazhdon ndërkaq të kërkoj për të mbijetuar të tjerë.

Dhjetëra mija veta tentojnë që të kalojnë në bregdetin e Evropës Jugore gjatë verës përmes mesdheut të rrezikshëm, shpesh me anije të cilat nuk janë të ndërtuara për lundrim aq të gjatë, vetëm për t’i ikur varfërisë ose persekutimit.

Sipas ligjeve ndërkombëtare, autoritetet italiane duhet të kontrollojnë nëse viktimat që shpëtuan në det, kanë të drejtë për të kërkuar azil.

Nëse jo, atëherë të njëjtit do të riatdhesohen.
XS
SM
MD
LG