Ndërlidhjet

Vriten 45 talebanë në Helmand të Afganistanit


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën 45 rrebelë të dyshuar janë vrarë nga forcat e koalicionit dhe ato afgane në jug të Afganistanit të dielën, njoftojnë autoritetet.

“Një numër i madh i talebanëve po vinin nga qarku Char Borjak të krahinës Nimroz për në Helmand, dhe ata u përballën me forcat afgane të sigurisë”, tha zëdhënësi i krahinës Helmand Amar Zvak.

Sipas tij, Aleanca Veri-Atlantike ka ofruar mbështetje përmes ajrit, duke bombarduar kryengritësit, dhe në fund janë numëruar 45 trupa të pajetë.

“Ata që i mbijetuar sulmeve, që ne besojmë se janë shtetas të Pakistanit, kanë ikur nga luftimet. Kurse trupat u varrosën nga banorët lokal”, tha Zvak.

Trupat afgane dhe forcat e koalicionit njoftuan se nuk kanë pësuar në njerëz.
XS
SM
MD
LG