Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli do referendum për pakt paqësor me Palestinën


Palestinë - Palestinezët presin në rend për të kaluar në Izrael, në barrikadë kontraverse para postbllokut izraelit në Bregun Perëndimor të qytetit Bethlehem, 07Korrik2013 (Ilustrim)

Palestinë - Palestinezët presin në rend për të kaluar në Izrael, në barrikadë kontraverse para postbllokut izraelit në Bregun Perëndimor të qytetit Bethlehem, 07Korrik2013 (Ilustrim)

Qeveria izraelit ka nxjerr të dielën një projekt-ligj me të cilin do ta çojë në referendum marrëveshjen eventuale paqësore me palestinezët, thuhet në një komunikatë të qeverisë.

“Çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet gjatë negociatave, do të hidhet në referendum”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

“Është e rëndësishme që për vendime të tilla historike të votoj çdo qytetar, pasi po flasim për të ardhmen e shtetit”, thotë komunikata e nxjerr të dielën.

Projekt-ligji i qeverisë së Benjamin Netanyahut, sipas këtij njoftimi, do të dërgohet “urgjent dhe me prioritet” për miratim në parlament.
XS
SM
MD
LG