Ndërlidhjet

Karzai përgatitet për të vizituar Islamabadin


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai (Ilustrim)

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai (Ilustrim)

Qeveria afgane lajmëron se presidenti Hamid Karzai do t’i kthej një përgjigje pozitive ftesës që i kanë dërguar autoritetet Pakistaneze për një takim të nivelit të lartë politik, për zgjidhjen e problemeve që Afganistani ka me talebanët.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme afgane Janan Mosazai tha të dielën se qeveria e Kabulit po punon ngushtë me homologen e saj pakistaneze që të përgatitet agjenda për vizitën në e shumëpritur në Pakistan.

“PO bëhemi gati që vizita e presidentit Karzai në Islamabad të mos jetë vetëm ceremoniale, por më shumë efektive, dhe praktike për raportet mes dy shteteve tona”, tha ai.

Autoritetet pakistaneze dërguar ftesën zyrtare javën e shkuar në Kabul, për biseda të nivelit të lartë, të cilat shihen nga Shtetet e Bashkuara si të nevojshme për të zgjidhur nyjen rreth çështjes së kryengritësve talebanë.

Pakistani ka një lloj ndikimi në talebanët afgan, të cilët në fillim të muajit hapën dhe mbyllën menjëherë një zyre ndërlidhëse në Doha të Katarit.

Kjo zyre ishte parë nga qeveria në Kabul si përpjekje për të legjitimuar një qeveri në ekzil të talebanëve, ndërsa kishte akuzuar Pakistanin dhe Shtetet e Bashkuara se përkrahin synimin separatiste të talebanëve në Afganistan.
XS
SM
MD
LG