Ndërlidhjet

Samiti Japoni-Kinë realizohet shpejt, lajmëron Tokio


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe dhe presidenti i Kinës Xi Jinping mund të takohen së shpejti, paralajmëroi sot një këshilltar i lartë i shefit të qeverisë japoneze.

Abe ka ftuar dy ditë më parë liderin kinez për një takim të pakushtëzuar ndërmjet të dy vendeve sa më parë të jetë e mundur.

“Mendoj se ata janë të shqetësuar për këtë thirrje, dhe se po mendojnë thellësisht për atë”, tha të dielën këshilltari i kryeministri japonez Ii Jima.

Raportet mes dy shteteve janë tensionuar së fundi, dhe atë posaçërisht prej muajit shtator, për shkak të një konflikti rreth ujërave territoriale në Detin Lindor të Kinës dhe ishujve të vegjël që kontestohen nga autoritetet kineze atje.

Të shtunën autoritetet kineze kanë hedh poshtë mundësin për një takim të shpejt me homologët japonez, mirëpo Il Jima thotë se ai ka qenë në vizitë në Kinë, prej nga ka marr sinjale pozitive se thirrja për takim është marr seriozisht, dhe se një përgjigje formale do të dërgohet së shpejti.
XS
SM
MD
LG