Ndërlidhjet

Afganistani e do portin e Iranit


Ilustrim

Ilustrim

Afganistani synon të arrijë një marrëveshje me Iranin për të përdorur portin e saj detar, në mënyrë që të shtojë eksportet në Evropë e Indi, dhe kështu të zvogëloj varësinë nga portet e Pakistanit fqinj.

“Ne duam të eksportojnë në Azinë Qendrore dhe Evropë. India po ashtu dëshiron të përdor këtë port, si vend për të eksportuar në Afganistan”, i ka thënë agjencisë reuters zëdhënësi i ministrisë afgane të tregtisë dhe industrisë Wahidullah Ghazikhel.

Afganistani mbështetet, tani për tani, vetëm në portin Karachi të Pakistani për të dërguar prodhimet e veta jashtë shtetit.

Por kjo po i bënë prodhuesit afgan të cënueshëm, për shkak të konflikteve të shpeshta që Pakistani po ka me Shtetet e Bashkuara, dhe mbylljes së kujfive që Pakistani po ia imponon Afganistanit.

“Nëse raportet e qeverisë në Pakistan përkeqësohen me Shtetet e Bashkuara, kjo po ka ndikim të madh në tregtinë tonë”, shtoi ai.

Irani, sipas këtij zyrtari qeveritar, do t’i lejoj Afganistanit që të përdor portet e veta për eksport të frutave dhe qillimave për Indi dhe vende të tjera.
XS
SM
MD
LG