Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli vendos të lirojë 104 arab të burgosur


Palestinë - Një vajzë palestineze shikon kah burgu në Rripin e Gazës që përdoret nga forcat izraelite të sigurisë për të mbajtur të burgosurit palestinez gjatë okupimit izraelit të Gazës, 11Prill2013 (llustrim)

Palestinë - Një vajzë palestineze shikon kah burgu në Rripin e Gazës që përdoret nga forcat izraelite të sigurisë për të mbajtur të burgosurit palestinez gjatë okupimit izraelit të Gazës, 11Prill2013 (llustrim)

Kabineti qeveritar i Benjamin Netanyahut ka aprovuar sot kërkesën për lirimin e 104 të burgosurve arab, në shenjë kjo e cila shihet se vendimtare për rinisjen e negociatave paqësore mes Izraelit dhe Palestinës.

13 ministra të kabinetit qeveritar izraelit autorizuan lirimin, kundrejt shtatë që ishin kundër, dhe dy të tjerëve që abstenuan, thuhet në një njoftim të qeverisë në Tel Aviv.

Bisedimet janë paralajmëruar të nisin javën e ardhshme në Washington, ndërsa disa medie ndërkombëtare thonë se ato mund të ngjajnë qysh të martën.

Bisedimet paqësore ndërmjet të Izraelit dhe Palestinës kanë ngecur prej vitit 2010.
Mijëra arab mbahen me vite në burgjet izraelite, përkundër një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 1993 me Palestinën.

Plani i Netanyahut parasheh lirimin e të burgosurve në katër faza, në një periudhë nëntë-muajshe.

Presidenti i Palestinës Mahmud Abbas ka kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurve që mbahen nga Izraeli, ku disa prej tyre janë të ngujuar për më se 20 vjet, si një parakusht për rihapjen e bisedimeve paqësore.
XS
SM
MD
LG