Ndërlidhjet

logo-print

Shugurohet kambana e re e Katedrales në Sevastopol

  • RFE /RL

Pamje nga festimet e 1025 vjetorit të krishterimit.

Pamje nga festimet e 1025 vjetorit të krishterimit.

Është shuguruar kambana e re e Katedrales së Vlladimirit në Sevastopol të dielën, e cila ishte ngjarja kryesore në Ukrainë, e cila po feston 1025-vjetorin e krishterimit.

Personalitete të shumta politike dhe klerikë ortodoksë ishin mbledhur për të marrë pjesë në shugurimin e kësaj kambane të re të kishës ortodokse.

Madje edhe presidentët e Ukrainës dhe Rusisë, Viktor Yanukoviq dhe Vlladimit Putin, kishin zgjedhur për të qenë pjesë e ceremonisë në katedralen e Vlladimirit, që ishte vetëm një prej ngjarjeve të shumta që u bënë në saje të shënimit të konvertimit në ortodoksizëm të rusëve kijevan.

Katedralja e Vlladimirit besohet se është e vendosur në lokacionin, ku princi Vlladimir i Madh, kishte pagëzuar kishën e parë ortodokse në vitin 988.

Të gjitha kambanat e kishave ortodokse në Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi kumbuan për më se 15 minuta të dielën, në mesditë, në shenjë të kësaj dite që llogaritet nga këto shtete, si datë e krijimit të shtetit mesjetar sllav.

Pas ceremonisë në katedralen e Vlladimirit, presidentët Putin dhe Janukoviq morën pjesë në një ngjarje tjetër, për të shënuar Ditën e Marinës, të cilën e festojnë dy shtetet.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, shfrytëzoi këtë rast për të përshëndetur partneritetin strategjik që kanë dy shtetet.

"Ne e vlerësojmë dhe ruajmë miqësinë tonë me Rusinë. Ukraina dhe Rusia kanë qenë dhe do të mbesin partnerë strategjik. Kjo është posaçërisht e dukshme këtu në Sevastopol. Ky është vendi ku ka ngjarë vëllazërimi i marinës ukrainase dhe ruse. Besoj se përpjekjet tona të përbashkëta do të na mundësojnë që ta ruajmë atë në të ardhmen punën tonë në det, përderisa flamujt e Ukrainës dhe Rusisë do të simbolizojnë përherë miqësinë, varësinë dhe prosperitetin tonë”, tha Janukoviq.

Flota ruse e Detit të Zi, e cila është e stacionuar në Sevastopol, ka zhvilluar një paradë detare në ndërkohë.

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, ndërkaq tha me këtë rast se përherë ka ndjenjë të mirë kur viziton Ukrainën.

"Ju uroj për Ditën e Marinës së Rusisë dhe Ditën e Marinës të Ukrainës. Ne sot këtu po shënojmë këtë festival bashkërisht. Është simbolike të shohësh Sevastopolin në qendër të festimeve. Pikërisht këtu në Molin e Kontit, është themeluar Skuadroni i Detit të Zi, para 230 vjetësh”, tha Putin.

Festimet në shenjë të përvjetorit të krishterimit nisën të shtunën në Kijev, dhe në to morën pjesë shumë personalitete, përfshirë presidentin Putin, Janukoviq, presidentin e Moldavisë, Nicolae Timofti, presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq dhe përfaqësues të shumtë të kishës ortodokse.

Prej Ukrainës, këto ceremoni festive barten në Bjellorusi.(f.aliu)
XS
SM
MD
LG