Ndërlidhjet

logo-print

Vidhen diamantë në vlerë prej €40 milionë në Kanë


Ilustrim

Ilustrim

Diamantë dhe xhevahirë tjerë në vlerë prej 40 milion euro janë vjedh të dielën nga Hoteli Carlton International në Kanë, njofton policia franceze.

Incidenti në hotelin famoz të rivierës franceze paraqet një prej grabitjeve më të mëdha të xhevahirëve në vitet e fundit.

Hoteli ishte përdorur për të ekspozuar përkohësisht një prej linjave më të reja të diamantëve të shtëpisë Leviev, e cila është në pronë të bilionerit Lev Leviev.

Një zëdhënës i policisë tha se grabitja ka ndodh në mesditë, por ai nuk ka konfirmuar raportet e medieve lokale se një njeri i vetëm kishte kryer vjedhjen.

Sipas raporteve të medieve lokale hajni me armë në dorë ishte larguar për pak sekonda nga vendi i ngjarjes pasi kishte mbushur valixhen me xhevahirët.

Ende nuk dihet se sa gurë të çmuar janë marr gjatë kësaj grabitjeje.

Më 18 shkurt, në aeroportin e Brukselit ishin vjedh diamantë në vlerë prej 35 milionë euro.
XS
SM
MD
LG