Ndërlidhjet

Bahrein shtrëngon politikat për protesta


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria në Bahrein ka urdhërar dënime më të ashpra për atë që e quajti të dielën si “akte terroriste”, në prag të protestave të paralajmëruara anti-qeveritare në muajin e ardhshëm.

Ligjvënësit në këtë shtet u pajtuan gjatë seancës së jashtëzakonshme të dielën në propozimet që përfshijnë penalizimin e atyre që bëjnë thirrje ose kryejnë “krime terrorizmi”, dhe për parandalimin e protestave në kryeqytetin Manama, raporton agjencia shtetërore e lajmeve BNA.

Mbreti Hamad ka urdhëruar autoritetet qeverisëse që të shkruajnë këto rekomandime dhe t’i nxjerrin sa më parë “përmes kanaleve të kushtetuese dhe ligjore në dispozicion”.

Bahrein si aleate amerikane, është përfshirë nga protesta të mëdha në vitin 2011, që kanë thirr komuniteti shumicë i shiitëve, me kërkesën për më shumë të drejta në mbretërinë e sunduar nga pakica sunite e familjes al-Khalifa.

Qeveria e Bahreinit, e përkrahur nga Arabia Saudite, ka shtyp me shpejtësi atëbotë këto protesta, por pothuajse çdo javë shënohen incidente dhe përleshje mes forcave të rendit dhe shiitëve protestues.
XS
SM
MD
LG