Ndërlidhjet

Opozitarët në Tunizi formojnë qeveri të shpëtimit?


Tunizi - Protestuesit e mbledhur në vendin ku është vrarë opozitari Chokri Belaid më 6 shkurt (Ilustrim)
Tunizi - Protestuesit e mbledhur në vendin ku është vrarë opozitari Chokri Belaid më 6 shkurt (Ilustrim)
Opozita sekulare në Tunizi lajmëroi të dielën se ajo mund të themelojë një “qeverisje të shpëtimit” alternative për të sfiduar koalicionin islamist dhe për të treguar pakënaqësinë e saj pas vrasjes së dy politikanëve opozitarë në gjashtë muajt e fundit.

Liderët opozitarë, të cilët duket se janë trimëruar nga veprimi i ushtrisë egjiptiane për të përmbysur presidentin islamit këtë muaj, thonë se ata nuk kanë asnjë interes për t’u pajtuar me partinë dominante islamiste Ennahda.

“Do të takohemi këtë mbrëmje për të diskutuar krijimin e një qeverie të shpëtimit, dhe do të studiojmë mundësinë e emërimit të një kryeministri të ri për të zëvendësuar këtë qeverisje të dështuar”, ka thënë të dielën Jilani Hammami, lideri i koalicionit Fronti i Shpëtimit dhe Partisë së Punëtorëve të Tunizisë.

“Nuk ka më asnjë dyshim se ka ardhur koha që kjo qeverisje të largohet”, shtoi ai.

Tunizianët janë të brengosur se periudha e tyre kalimtare demokratike po kalon tani në një fazë tjetër të konfrontimit dhe dhunës.

Qeveria e Tunizisë pritet do të mblidhet të hënën për të diskutuar krizën në rritje politike, ndërsa pritet që popullit t’i drejtohet edhe kryeministri i shtetit.

Të enjten është vrarë një politikan majtist Mohamed Brahimi, ndërsa policia dyshon se ai është vrarë me të njëjtën armë, sikur kolegu i tij opozitar Chokri Belaid më 6 shkurt.
XS
SM
MD
LG