Ndërlidhjet

Papa Françesku e përfundon vizitën pesë ditore në Brazil


Papa Françesku para besimtarëve brazilianë, 26 korrik 2013

Papa Françesku para besimtarëve brazilianë, 26 korrik 2013

Papa Françesku e ka mbajtur një meshë lamtumirëse para tre million vetëve në Brazil.

Në plazhin “Copacabana” të dielën, Papa ka kërkuar nga katolikët e rinj që të përhapin ungjillin derisa ai e ka përmbyllur vizitën që kishte për qëllim ri-aktivizimin e besimtarëve.

Ai e ka nxitur rininë që të “bëjnë Krishtin pjesë të çdo fushe të jetës”.
Ai i ka thënë turmës që brohoriste se kasha ka nevojë për entuziazëm dhe kreativitet.

Shumë nga ata që ishin pjesë e audiencës kanë marrë pjesë edhe në një manifestim të heshtur që u mbajt gjatë gjithë natën nga Papa.

Mesha gjithashtu e ka përmbullur një fundjavë të ngjeshur, në të cilin ai ju bëri thirrje besimtarëve katolikë që të shkundin status quo dhe të arrijnë besimtarët në margjinat e shoqërisë pasi ekziston rreziku që ata të bëhen pjesë e kongregacioneve rivale evangjelike.

Mesha e së dielës e përmbyllë vizitën pesë ditore në Brazil.

Kjo ishte vizita e parë jashtë shtetit që prej emërimit të tij si kreu i kishës katolike në muajin mars.
XS
SM
MD
LG