Ndërlidhjet

Ushtria egjiptiane tash mund të arrestojë edhe civilë


Fotografi arkivi nga protestat masive kundër presidentit të rrëzuar nga pushteti, Muhammad Morsi

Presidenti i përkohshëm egjiptian i ka dhënë kryeministrit fuqinë që të lejojë ushtrinë të arrestojë civilë pas fundjavës së dhunshme.

Një dekret presidencial i lëshuar të dielën gjithashtu i ka dhënë kryeministrit, Hazem Beblawy fuqinë që të anulojë çdo verdikt, përpos atyre në rastet e vrasjeve, të Gjykatës Shtetërore të Sigurisë Shtetërore.

Dekreti u dha pasi përkrahësit e presidentit të rrëzuar nga pushteti, Mohammad Morsi, thanë të dielën se do të vazhdojnë protestat pavarësisht përleshjeve të përgjakshme të së shtunës ku u vranë 72 persona.

Këto protesta të dhunshme ishin më të rëndat që prej se Morsi u largua nga pushteti nga ushtria më 3 korrik

Përkrahësit e Morsit, Vëllazëria Myslimane ka thënë se numri i viktimave ishte mbi 100.

Të shtunën, sekretari i shtetit amerikan, John Kerry, ju ka bërë thirrje të gjitha palëve që “të bëjnë një hapë prapa nga humnera”.
XS
SM
MD
LG