Ndërlidhjet

Pesë viktima në Pakistan nga sulmi i aeroplanëve pa pilot


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një sulm që dyshohet se është kryer nga një aeroplan amerikan pa pilot ka vrarë së paku pesë persona në një zonë klanore në veri-perëndim të Pakistanit.

Zyrtarë të shërbimit të inteligjencës kanë thënë se dy raketa kanë goditur njerëz që ishin duke e kaluar kufirin nga Pakistani në Afganistan në rajonin klanor të Waziristanit verior.

Këta zyrtarë kanë thënë se këta persona ende nuk janë identifikuar.

Në këtë rajon operojnë rrjete të militantëve që janë të lidhura me Al Kaedën.

Ky është sulmi i katërt amerikan me aeroplan pa pilotë në brendi të Pakistanit që prej se Nawaz Sharif është betuar si kryeministër në qershor, i cili ka bërë thirrje për t’i dhënë fund sulmeve të tilla.

Kryeministri i ri pakistanez gjithashtu është ankuar se këto sulme e cënojnë sovranitetin e Pakistanit.
XS
SM
MD
LG