Ndërlidhjet

Itali: Autobusi bie në humnerë, 36 persona e humbën jetën


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Ekipet e shpëtimtarëve në Itali kanë thënë se kanë nxjerrë së paku 36 trupa të pajetë nga një autobus i cili ka rënë në një humnerë në jug të këtij shteti.

Agjencitë e lajmeve të Italisë kanë raportuar se të dielën një autobus ka përplasur disa vetura duke dal jasht rrugës, dhe pasi e ka goditur rrethimin e rrugës ka rënë 15 metra poshtë në afërsi të fshatit Avellino, fshat ky që gjendet 160 kilometra në jug të Romës.

Policia ka thënë se duket që shoferi e ka humbur kontrollin mbi autobusin.

Shoferi është njëri nga viktimat që e humbën jetën në këtë aksident.

Së paku 11 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e autobusit.

Në këtë autobus që ishte në drejtim të Napolit, kishte 50 persona të cilët ktheheshin nga një vend peligrinazhi në rajonin jugor të Campania.
XS
SM
MD
LG