Ndërlidhjet

logo-print

Reagon Stankoviq, sulmet e hakerëve po e provokojnë Serbinë


Fotografi arkivi e Zoran Stankoviq

Fotografi arkivi e Zoran Stankoviq

Shefi i ekipit koordinues për jugun e Serbisë, Zoran Stankoviq, e ka dënuar sulmin e hakerëve në faqen e internetit të komunës së Bujanocit dhe ka vlerësuar se ky është një nga provokimet që i janë bërë Serbisë.

Hakerët e kanë ndryshuar hartën e Serbisë në faqen e internetit të kuvendit komunal të Bujanocit duke e ndarë Kosovën nga Serbia, raporton agjencia serbe e lajmeve, BETA.

Ndryshimi më sakt është bërë vetëm në versionin shqip dhe anglisht të kësaj faqeje të internetit, ndërsa në versionin serbisht harta ka mbetur e pandryshuar.

“Në tre sulme që kanë ndodhur gjatë këtij viti, hakerët kanë ndërhyrë në faqen e internetit të komunës së Bujanocit”, i ka thënë Stankoviq Betës.

Ai ka vlerësuar se zyrtarët komunalë nuk kanë asgjë të bëjnë me ndryshimet në hartën që gjendet në faqen e internetit.
XS
SM
MD
LG