Ndërlidhjet

Në Washington, sot rinisin bisedimet izraelito palestineze


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry gjatë një konference me gazetarë në Tel Aviv, 24 Maj 2013

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry gjatë një konference me gazetarë në Tel Aviv, 24 Maj 2013

Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se bisedimet për paqe në mes të palestinezëve dhe izraelitëve pritet të rinisin në Washington, të hënën vonë.

Departamenti i shtetit e ka bërë publik njoftimin të dielën pas bisedave që sekretari amerikan i shtetit, John Kerry i ka pasur me liderët izraelitë dhe ata palestinezë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Jen Psaki ka thënë përmes një deklarate se Kerry personalisht “ka dërguar ftesa që palët të nisin drejt Washingtonit ekipe me zyrtarë të lartë negociatoresh që dhe formalisht të vazhdojnë negociatat direkte për statusin final”.

Psaki ka thënë se Izraeli do e dërgojë ministren e drejtësisë, Tzipi Livni dhe Yitzhak Molcho, ndërsa palestinezët do e dërgojnë kryenegociatorin Saeb Erekat dhe Muhammad Shtayyeh.

Njoftimi për bisedime të reja është bërë pasi kabineti qeveritar i Izraelit të dielën lirojë 104 të burgosurë palestinezë.

Bisedimet izraelito – palestineze u ndërprenë në vitin 2010 kur Izraeli refuzojë që të ndalojë ndërtimin e shtëpive të banimit për izraelitët në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG