Ndërlidhjet

Kryediplomati japonez e viziton Kinën për të zbutur tensionet


Fotografi arkivi i një prej ishujve i njohur si Senkaku mbi të cilin Japonia dhe Kina kanë pretendime territoriale, 15 shtator 2010

Fotografi arkivi i një prej ishujve i njohur si Senkaku mbi të cilin Japonia dhe Kina kanë pretendime territoriale, 15 shtator 2010

Japonia do e dërgojë zëvendës ministrin e jashtëm, Akitaka Saiki në Kinë për bisedime me zyrtarët e lartë kinezë për të përmirësuar marrëdhëniet.

Sipas një njoftimit të ministrisë së jashtme japoneze, Saiki do të arrijë të hënën për një vizitë dy ditore për të “ndarë qëndrimet e tyre me zyrtarët kinezë”.

Marrëdhëniet në mes të Japonisë dhe Kinës janë përkeqësuar për shkak të mosmarrëveshjeve rreth disa ishujve të pabanuar që të dy shtetet pretendojnë se ju takojnë.

Anijet e gardave të detit të Kinës kanë hyrë në ujërat rreth ishujve që kontrollohen nga Japonia të premtën, diçka që ndodhi për herë të parë që prej se kanë nisur mosmarrëveshjet rreth pretendimeve territoriale në këta ishujë.

Të njejtën ditë, kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka bërë thirrje për takim pa kushte të liderëve të Kinës dhe Japonisë.

Të shtunën, këshilltari i Abe-s, Isao Jima, ka thënë se shefi i tij mund të organizojë së shpejti një samit me liderin kinez, Xi Jinping.
XS
SM
MD
LG