Ndërlidhjet

Spanjë: Shoferi i trenit që doli nga binarët akuzohet për vrasje të pamatur


Momenti kur treni doli nga binarët në afërsi të Santiago de Compostela, fotografi e marrë nga kamerat e sigurisë, 24 korrik, 2013

Momenti kur treni doli nga binarët në afërsi të Santiago de Compostela, fotografi e marrë nga kamerat e sigurisë, 24 korrik, 2013

Shoferi i trenit që doli nga binarët në Spanjë është akuzuar edhe zyrtarisht për vrasje të pamatur.

Francisco Garzon është liruar nga paraburgimi pasi është marrë në pyetje nga një gjykatës të dielën me kushtin që ai rregullisht të paraqitet në gjykatë dhe të dorëzojë pasaportën e tij.

Garzon ka thënë se ai ka qenë duke e vozitur shumë shpejtë trenin derisa merrte një kthesë mirëpo është ankuar se ai nuk ka mundur të përdor frenat.

Treni, në momentin kur doli nga binarët, të mërkurën ka qenë duke ecur me shpejtësi dyfish më të madhe se sa që është e rekomanduar.

Dalja nga binarët ka shkaktuar një nga aksidentët më të rëndë me tren në Spanjë në 70 vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG