Ndërlidhjet

Qeveria pakistaneze e dënon sulmin që dyshohet se u kry nga amerikanët


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Qeveria pakistaneze e ka dënuar sulmin që dyshohet se është kryer nga aeroplanë amerikanë pa pilot që vrau së paku gjashtë persona në një zonë klanore të këtij shteti.

Zyrtarët e Pakistanit kanë njoftuar se dy raketa kanë goditur një grup njerëzish, që besohet se ishin militant duke e kaluar kufirin nga Pakistani në Afganistan, në zonën e Ëaziristanit verior.

Një zyrtar i ministrisë së jashtme të Pakistanit ka thënë përmes një deklarate të hënën se “sulmet e njëanshme janë cënim i sovranitetit dhe integritetit territorial të Pakistanit”.

Komunikata gjithashtu thoshte se “sulmet me aeroplanë pa pilot janë kundër-produktive, përfshijnë humbjen e jetëve të civilëve dhe kanë implikime humanitare dhe në lidhje me të drejtat e njeriut”.

Ëaziristani verior është një zonë me plot militantë afganë dhe pakistanezë që kanë lidhje me Al Kaedën.

Ky është sulmi i katërt që dyshohet se është kryer nga aeroplanët pa pilotë amerikanë në brendi të Pakistanit që prej se Naëaz Sharif është betuar si kryeministër i këtij shteti në qershor.

Sharif ka kërkuar që sulmet e tilla të ndërpriten menjëherë.
XS
SM
MD
LG