Ndërlidhjet

Një aktivist rus i të drejtave të homoseksualve kërcënohet me padi


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Dy deputë të Dumës ruse, nga partia më e madhe ruse, “Rusia e Bashkuar” kanë kërkuar nga prokurorët që të padisin një aktivistë për të drejtat e homoseksualëve për fyerjen e zyrtarëve .

Kërkesa u bë nga deputetja, Jelena Mizulina, udhëheqëse e komitetit për gruan, fëmijët dhe familjen dhe një nga iniciatorët kryesor të një ligji të ri që e ndalon “propagandën” e homoseksualiteti te të miturit dhe deputeta Olga Batalina.

Duke folur për të përditshmën “Ivestia” deputetet kanë thënë se aktivisti Nikolai Alekseyev,” i ka ofenduar përmes disa komenteve të publikuara në rrjetin social, Tëitter.

Nëse akuzat bëhen dhe Alekseyev dënohet, ai mund të përballet me dënimin me një vit burg dhe një gjobë deri në 40 mijë rubla ruse (1200 dollarë).

Mizulina i ka thënë “Izvestia” se ajo nuk është ofenduar nga postimet e Alekseyevit, por ndjehet e obliguar që të “mbrojë interesin e të gjithë deputetëve”.
XS
SM
MD
LG