Ndërlidhjet

Numri i viktimave në Irak arrin shifrën 4 mijë gjatë vitit 2013


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një seri e sulmeve me vetura-bombë e kanë goditur Bagdadin dhe Kut, një qytezë në jug-lindje të kryeqytetit duke lënë 12 persona të vdekur dhe më shumë se 100 të lënduar.

Sipas zyrtarëve irakianë, së paku nëntë vetura me bombë kanë shpërthyer në shtatë qarqe të ndryshme të kryqytetit të Irakit, ndërsa shpërthimi i dhjetë e ka goditur periferinë e Mahmudiyah.

Dy shpërthime të tjera kanë ndodhur në qytezën e Kut, 150 kilometra prej Bagdadit.

Reuters ka cituar disa zyrtarë që kanë thënë se së paku 44 persona janë vrarë në 12 shpërthimet dhe së paku 129 janë lënduar, kryesisht në zona të banuara nga shiitët.

Grupi monitories “Numërimi i Trupave Irakiane” ka thënë se rreth 4 mijë persona janë varë si pasojë e dhunës gjatë këtij viti.

800 janë vrarë vetëm gjatë muajit korrik.

Dhuna e ka rikthyer frikën e një shpërthimi të dhunës ndër sektare në mes të shumicës Shiite dhe minoriteteve kurde dhe sunnite.
XS
SM
MD
LG