Ndërlidhjet

Gjokoviq vazhdon të jetë i pari i botës, ndërsa Murray i dyti


Andy Murray e kthen topin në një prej ndeshjeve kundër serbit, Novak Gjokoviq përgjat turneut US Open, 10 Shtator 2012
Andy Murray e kthen topin në një prej ndeshjeve kundër serbit, Novak Gjokoviq përgjat turneut US Open, 10 Shtator 2012
Teniseri serb, Novak Gjokoviq e ka ruajtur pozitën e parë në ATP listën e teniserëve më të mirë botëror.

Lista e publikuar të hënën e ka të parin Gjokoviq me 12310 poena, ndërsa i dyti pas tij është teniseri britanik, Andy Murray.

Ky i fundit megjithëse e fitoi Grand Slam-in e Wimbledonit, ku në finale e mundi serbin Gjokoviq, ka mbledhur vetëm 9 360 peona.

Lista e ATP-së pas Gjokoviq dhe Murray vijon me David Ferrer dhe Rafael Nadal, të dy nga Spanja, Rogjer Federer nga Zvicra në vendin e pestë.

Asociacioni i Profesionistëve të Tenisit, organizata që është krijuar në vitin 1972 publikon çdo javë listën me tineserët më të mirë të botës.
XS
SM
MD
LG