Ndërlidhjet

Dyshohet se një boshnjak i ka vjedhur dijamantët në Kanë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Pas vjedhjës së dijamantëve në vlerë prej 40 milionë eurove në qytetin francez të Kanës, një nga vjedhjet më të mëdha në vitet e fundit në Evropë, janë ngritur dyshimet se autori është një qytetar i Bosnjës dhe Hercegovinës.

Dyshimet janë hedhur në një nga anëtarët e bandës se hajdutëve të xhevahirëve “Pink Panter” i cili javën e kaluar është arratisur nga burgu në Zvicër.

Dijamantët e vjedhur i përkasin kompanisë së njohur të bizhuterive me pronar miliarderin izraelit, Lev Leviev, ndërsa vjedhja ndodhi rreth mesditës gjatë një ekspozite në hotelin “Carlton International”.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se grabitja ka ndodh në mesditë, por ai nuk ka konfirmuar raportet e medieve lokale se një njeri i vetëm kishte kryer vjedhjen.

Sipas raporteve të medieve lokale hajni me armë në dorë ishte larguar për pak sekonda nga vendi i ngjarjes pasi kishte mbushur valixhen me xhevahirët.
XS
SM
MD
LG