Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Numri i të vrarëve arriti në 48


Pamje nga qyteti Kut në Irak ku kanë ndodhur disa shpërthime

Pamje nga qyteti Kut në Irak ku kanë ndodhur disa shpërthime

Nga një valë e sulmeve me makina-bomba në Bagdad dhe rreth tij, janë vrarë dhjetëra njerëz dhe plagosur më se 220 të tjerë.

Sipas zyrtarëve të Irakut, së paku 11 sulme me bomba i kanë goditur nëntë qarqe të kryeqytetit Bagdad, një ka ndodhur në lagjen Mahmudiyah, ndërsa ka pasur shpërthime në Kut, Samava dhe Basra, që gjenden në pjesën jugore të këtij vendi.

Zyrtarët thonë se deri tash ka raporte për 48 të vrarë dhe 226 të plagosur, nga së paku 17 eksplodime.

Por, ka shqetësime se numri i të vrarëve mund të rritet.

Një Grup për monitorim në Irak thotë se më se 800 njerëz janë vrarë në këtë vend, nga dhuna në muajin Korrik.

Kjo dhunë e ka riaktualizuar frikën për konflikte sektare ndërmjet shumicës shiite dhe pakicave sunite e kurde në Irak.
XS
SM
MD
LG