Ndërlidhjet

Siri: Qeveria pretendon se e ka nën kontroll qytetin Homs


Pamje nga qarku Khaldiyeh
Pamje nga qarku Khaldiyeh
Mediat shtetërore në Siri kanë raportuar se trupat lojale ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Assad, e kanë marrë kontrollin ndaj bazës së kryengritësve dhe qytetit të rëndësishëm nga aspekti strategjik, Homs.

Sipas raporteve të sotme, trupat e Sirisë e kanë marrë qarkun Khaldiyeh, në kuadër të një ofensive të filluar para një muaji me luftëtarët e Hezbollahut nga Libani, për ta marrë kontrollin ndaj qytetit të tretë për nga madhësia në Siri.

Observatori për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër i ka hedhur poshtë pretendimet se forcat qeveritare e kanë marrë tërë qarkun Khaldiyeh, që është nën kontrollin e kryengritësve prej vitit 2011.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se gjatë konfliktit 28 mujor në Siri janë vrarë së paku 100 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG