Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Snowden mund të dërgohet në qendër të refugjatëve


Fotografia e Snowdenit paraqitet në ekranin televiziv në një kafene në aeroportin Sheremetyevo në Moskë

Fotografia e Snowdenit paraqitet në ekranin televiziv në një kafene në aeroportin Sheremetyevo në Moskë

Një zyrtare e shërbimit të migrimit të Rusisë tha se ish-kontraktori i shërbimeve amerikane të inteligjencës, Edward Snowden, mund të vendoset në ndonjë qendër të refugjatëve diku jashtë Moskës, nëse miratohet kërkesa e tij për azil të përkohshëm në Rusi.

Ollga Kirillova nga dega moskovite e Shërbimit të migrimit federal në Rusi, tha se në kryeqytet nuk ka kapacitete adekuate për refugjatë.

Të Shtunën, një tjetër zyrtar i këtij shërbimi, tha se nuk beson se Snowden do të ishte i sigurt për të lëvizur lirisht nëpër Rusi, nëse atij i jepet azil.

Edward Snowden është i kërkuar nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara lidhur me zbulimet e shkallës së gjërë, që ai i ka bërë për programet e vëzhgimit telefonik dhe të Internetit në Shtetet e Bashkuara.

Prej 23 Qershorit ai jeton në zonën tranzite të aeroportit ndërkombëtar Sheremetyevo në Moskë.
XS
SM
MD
LG