Ndërlidhjet

Egjipt: Ashton është takuar me zyrtarë të lartë


Catherine Ashton gjatë takimit të sotëm me presidentin e përkohshëm të Egjiptit Adli Mansour në Kajro
Catherine Ashton gjatë takimit të sotëm me presidentin e përkohshëm të Egjiptit Adli Mansour në Kajro
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, është takuar sot në Kajro me shefin e Ushtrisë së Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, i cili ka dorë në përmbysjen e presidentit islamist, Muhammad Morsi, në fillim të këtij muaji.

Zonja Ashton, poashtu, sot është takuar me ministrin e jashtëm, Nabil Fahmy, dhe me zëvendës presidentin, Muhammad ElBaradei.

Sipas kumntesës nga zyra e saj, Ashton ka pasur takim edhe me presidentin e përkohshëm, Aldi Mansour.

Vëllazëria Myslimane e presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi, ka njoftuar se Ashton mbanë takime edhe me përfaqësues të kësaj lëvizjeje.

Nuk janë dhënë detaje të bisedimeve, por Ashton po përpiqet t’i zbusë tensionet, pasi më se 70 demonstrues, mbështetës të Morsit, janë vrarë të Shtunën gjatë përleshjes me policinë në kryeqytetin Kajro.

Mbështetësit e Morsit kanë bërë thirrje për marshim kah ndërtesat e shërbimit të sigurimit dhe për organizimin e “marshit me një milion vetë” ditën e Martë.
XS
SM
MD
LG