Ndërlidhjet

EULEX: Dy policë të misionit të lënduar në veri


Në një përgjigjje të qartë ndaj arrestimeve të misionit EULEX, sot pasdite në pjesën veriore të Kosovës, një veturë e këtij misioni, në patrullim të rregullt, ishte ndalur në Zveçan nga një grup i demonstruesve, ka njoftuar misioni EULEX.

Kur, oficerët e policisë së EULEX-it provuan të bisedojnë me demonstruesit, janë gjuajtur me gurë.

Dy oficerë të policisë së EULEX-it janë lënduar dhe makina e misionit është dëmtuar seriozisht, tha misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX.

Në një veprim të vetëmbrojtjes, një oficer i policisë së EULEX-it ka shtënë në ajër në shenjë të tërheqjes së vërejtjes.

Misioni EULEX fuqishëm e dënon këtë akt të dhunës.

Derisa ky mision e mbështet të drejtën e demonstrimit paqësor, ai u bënë thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë dhe të lejojnë që sundimi i ligjit ta marrë drejtimin e vet, thuhet në fund të njoftimit të EULEX-it.
XS
SM
MD
LG