Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Nga sulmet me bomba – 60 të vrarë


Personeli ushtarak dhe civilët janë mbledhur në vendin e shpërthimit në qytetin Kut

Personeli ushtarak dhe civilët janë mbledhur në vendin e shpërthimit në qytetin Kut

Nga një valë e sulmeve me makina – bomba në Bagdad dhe në qytete të tjera të Irakut janë vrarë së paku 60 vetë dhe plagosur 226 të tjerë.

Sipas zyrtarëve irakianë, së paku 17 sulme me bomba kanë ndodhur në kryeqytetin Bagdad dhe rreth tij dhe në qytetet Kut, Samava dhe Basra.

Një Grup për monitorim në Irak thotë se më se 800 njerëz janë vrarë në këtë vend, nga dhuna në muajin Korrik.

Kjo dhunë e ka riaktualizuar frikën për konflikte sektare ndërmjet shumicës shiite dhe pakicave sunite e kurde në Irak.
XS
SM
MD
LG