Ndërlidhjet

Obama: Bisedimet izraelito – palestineze, hap premtues


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se rifillimi i bisedimeve paqësore izraelito-palestineze, është një hap premtues përpara, por puna më e vështirë ende duhet të bëhet.

Derisa negociatorët e lartë palestinezë dhe izraelitë pritet të takohen në Uashington, sot më vonë, presidenti Obama tha se shpreson se të dy palët do tu afrohen bisedimeve me besim të mirë, përkushtim dhe fokus të qëndrueshëm.

Ai e ka lavdëruar sekretarin e shtetit, John Kerry, që arriti t’i sjellë palët së bashku dhe ish-ambasadorin amerikan në Izrael, Martin Indyk, që ka pranuar të ndërmjetësoj në këto bisedime.

Obama tha se kur e ka vizituar rajonin në muajin Mars, ka parë dëshirë të thellë, të cilën e kishin palestinezët dhe izraelitët për paqe.

Shtëpia e Bardhë, poashtu, e ka mirëpritur vendimin e kabinetit të Izraelit, për lirimin e 104 të burgosurve palestinez në mënyrë graduale në katër shkallë, ashtu siç do të ketë progres në bisedime.

Ky lirim ishte pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga sekretari Kerry, për t’i ulur palët në tryezën e bisedimeve.
XS
SM
MD
LG