Ndërlidhjet

Ashton: Të gjendet zgjidhje në Egjipt


Catherine Ashton gjatë takimit me gjeneralin al-Sisi

Catherine Ashton gjatë takimit me gjeneralin al-Sisi

Përfaqëeusja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka kërkuar nga liderët e Egjiptit, që të afrohen me Lëvizjen Vëllazëria Myslimane, për të gjetur zgjidhje për krizën e dhunës në rritje në këtë vend.

Zonja Ashton sot në Kajro është takuar me gjeneralin Abdel Fattah al-Sisi, shef i ushtrisë së Egjiptit, i cili kishte dorë në përmbysjen e presidentit islamik, Muhammad Morsi, më herët këtë muaj.

Ajo poashtu, është takuar me presidentin e përkohshëm, Adli Manosur, dhe zëvendës presidentin, Mohamed ElBaradei.

Nuk janë dhënë detaje nga këto takime, por nëpërmjet një kumtese, para arritjes së saj në Kajro, zonja Ashton, tha se do të bisedoj me të gjitha palët për tu siguruar se “atje duhet të ketë proces tranzitor të plotë dhe gjithpërfshirës, me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve politike, përfshirë edhe Vëllazërinë Myslimane.

Në një zhvillim të ndarë, Shtëpia e Bardhë sot “fuqishëm” e ka dënuar dhunën aktuale në Egjipt.
XS
SM
MD
LG