Ndërlidhjet

Talebanët sulmojnë një burg në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim
Qindra talebanë janë përfshirë në një sulm në burgun e qytetit Dera Ismail Khan për të liruar bashkëluftëtarët e tyre, ndërsa kanë hasur në rezistencë të madhe nga forcat e rendit.

Shefi i policisë të rajonit veri-perëndimor të Pakistanit tha se sulmi i ekstremistëve është shumë i madh, pasi ata po përdorin granata dhe minahedhës për të çarë perimetrin e sigurisë në këtë qendër ndalimi.

Nuk ka raporte ende zyrtare për viktima në njerëz.

Sulmi kishte nisur në mesnatë, ndërsa siç raportohet luftimet kanë vazhduar për orë të tëra deri të martën në mëngjes.

Mediet ndërkombëtare raportojnë se të paktën 250 talebanë të burgosur janë arratisur nga ky burg, i cili strehon mbi 4,000 veta.

Këto raporte ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet gjegjëse, të cilat po vazhdojnë të përpiqen për ta kthyer situatën nën kontroll.
XS
SM
MD
LG