Ndërlidhjet

Rihapen negociatat paqësore Izrael-Palestinë


ShBA - Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry (qendër M) ka shtruar iftar në rihapje të bisedimeve paqësore Izrael-Palestinë, 29Korrik2013
ShBA - Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry (qendër M) ka shtruar iftar në rihapje të bisedimeve paqësore Izrael-Palestinë, 29Korrik2013
Pas tri vjetësh negociatorët izraelit dhe palestinez i janë rikthyer tavolinës negociatore.

Kryenegociatori izraelit Tzipi Livni dhe homologu i tij palestinez Saeb Erekat janë ulur bashkë në iftarin që ka shtruar Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry në departamentin e shtetit, që ka shënuar edhe fillimin solemn të këtyre bisedave paqësore.

Asnjë nga palët e përfshira në negociata nuk ka komentuar për mediet pas takimit.
Livni ka thënë se Kerry ka kërkuar që “në mënyrë që të kemi sukses të mos ndajmë me publikun atë që po ndodh në dhomën negociatore”.

Në iftar ka marr pjesë edhe Martin Yndik, të cilin Kerry e ka caktuar se emisar të Shteteve të Bashkuara në këto negociata, pak orë para takimit të hënën mbrëma në Washington.

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry pritet t’i drejtohet medieve të martën.
XS
SM
MD
LG