Ndërlidhjet

Vaud: Përplasen trenat, një vdes 44 lëndohen


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën një person ka vdeku, dhe 44 të tjerë janë lënduar, nga ndeshja frontale e dy trenave në kantonin Vaud të Zvicrës, të hënën mbrëma.

Sipas autoriteteve 5 viktima nga ky aksident hekurudhor janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ngjarë në Grange-pres-Marnand, kurse ekipet emergjente dhe zjarrëfikësit kanë punuar gjatë tërë natës për të kontrolluar në mos ka mbetur dikush nën rrënojat e vagonëve.

Mediet lokale raportojnë se në momentin e aksidentit, njëri prej trenave ishte duke u larguar nga stacioni për në drejtim të Laussane, kurse tjetri nga drejtimi i kundërt po bëhej gati të ndalej në stacion.
XS
SM
MD
LG