Ndërlidhjet

Vriten tetë ushtarë tunizian në kufi me Algjerinë


Ilustrim

Ilustrim

Televizioni shtetëror tunizian raporton se “terroristët” kanë vrarë tetë ushtarë në afërsi të kufirit me Algjerinë.

Siç raportohet, të hënën mbrëma njësia elitare ushtarake e Tunisit është zënë në prit në malin Chaambi.

Forcat e sigurisë ishin duke gjuajtur grupet islamiste në këtë rrafshnaltë që nga muaji dhjetor, kur militantët sulmuan postbllokun kufitar, dhe vrarë një anëtarë të gardës kufitare.

Autoritetet thonë se grupi islamist është i përbërë nga militantë që kanë lidhje me Al-Kaidan, dhe se kanë luftuar edhe në Mali.

Gjendja në Tunizi edhe ashtu është e tensionuar, pas vrarjes së një politikani majtist javën e kaluar, që është figura e dytë opozitare që vritet në këtë shtet në gjashtë muajt e fundit.

Autoritetet kanë fajësuar salafistët për të dy vrasjet.
XS
SM
MD
LG