Ndërlidhjet

Kocijançiq: Ashton ka takuar Morsin


Ilustrim

Ilustrim

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton ka takuar në Egjipt presidentin e përmbysur Mohamed Morsi të hënën mbrëma, njofton një zëdhënëse.

Maja Kocijançiq ka shkruar në rrjetin Twitter se Ashton dhe Morsi kishin “diskutime të thella” që zgjatën më se dy orë.

Asnjë detaj tjetër, nga ky takim nuk është bërë i ditur.

Ashton është zyrtarja e parë perëndimore e cila ka pasur një takim të tillë të befasishëm me Morsi, prej se ushtria e largoi nga pushteti më 3 korrik.

Mohamed Morsi vazhdon të mbahet në një kompleks ushtarak, ndërsa autoritete e ngarkojnë atë me konspirim me islamistët e Hamasit, për të kryer “akte armiqësore”.
XS
SM
MD
LG