Ndërlidhjet

Florida - 15 zhduken nga shpërthimi në depon e gazit


Ilustrim

Ilustrim

15 persona llogariten si të zhdukurm ndërsa dhjeta shtëpi janë evakuuar, pas një seri e eksplozioneve dridhi një depo të gazit në Florida, njoftojnë të martën mediet amerikane.

Gazeta Orlando Sentinel, duke cituar zyrtarë lokal, shkruan se 24 njerëz ishin duke punuar në turnin e natës në Blue Rhino, që është një biznes për magazinimin e gazit propanë, kur nisën shpërthimet.

Kjo e përditshme ka shkruar se 15 njerëz janë ende të zhdukur pas këtij incidenti që ngjau të hënën mbrëma.

Shpërthimet kanë shkaktuar flakë të mëdha, të cilat zjarrfikësit po mundohen t’i shuajnë edhe të martën në mëngjes.

Eksplozioni i parë ka shkatërruar në tërësi kulmin në këtë depo.
XS
SM
MD
LG