Ndërlidhjet

Nisin zgjedhjet presidenciale në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim
Ligjvënësit në Pakistan kanë nisur votimin për presidentin e ardhshëm të shtetit.

Më se 1000 anëtarë të parlamenteve nacionale dhe të asambleve legjislative të katër provincave do të votojnë sot për postin, kryesisht ceremonial të kryetarit të shtetit.

Kanalet televizive në këtë shtet kanë treguar ligjvënësit duke votuar të martën.

Fituesi i këtyre zgjedhjeve do të zëvendësoj presidentin Asif Ali Zardari, të cilit në shtator i skadon mandati pesëvjeçar.

Mamnoon Hussain, që është kandidat i Ligës Myslimane të kryeministrit Nawaz Sharif, pritet të fitojë në këto zgjedhje, për shkak se partia e tij ka shumicën e votave në parlamentet nacionale.

Zgjedhjet ndërkaq po bojkotohen nga Partia Popullore e Pakistanit (PPP).

Partia e Zardarit PPP ka humbur zgjedhjet e përgjithshme në muajin maj, dhe për këtë arsye ka tërhequr kandidatin e saj nga gara presidenciale.

Rezultatet nga zgjedhjet atje pritet të dalin pasdite.
XS
SM
MD
LG