Ndërlidhjet

Livni: Ishte pozitiv takimi i parë Izrael-Palestinë


Tzipi Livni, ministrja izraelite e drejtësisë, njëherësh kryenegociatore për bisedimet paqësore me Palestinën (Ilustrim)

Tzipi Livni, ministrja izraelite e drejtësisë, njëherësh kryenegociatore për bisedimet paqësore me Palestinën (Ilustrim)

Kryenegociatorja izraelite Tzipi Livni, e ka quajtur si “pozitiv” disponimin për rihapjen e bisedimeve paqësore me palën palestinezë në Washington, pas tri vjetësh që kur ishin bllokuar.

“Atmosfera ishte pozitive”, i tha ajo radios publike izraelite të martën në mëngjes, pas darkës së përbashkët me homologët negociator palestinez që u shtrua nga Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry.

“Të gjitha çështjet janë në tavolinën negociatore, por kemi vendosur që ajo që thuhet në këtë tavolinë, edhe do të mbetet në tavolinë dhe nuk do të del jashtë për opinion”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, rihapja e bisedimeve nuk po bëhet si “përgjigje ndaj presionit amerikan, por për shkak se ato janë në interes të të dyja palëve.”

Kryenegociatorja izraelite, që është edhe ministre e drejtësisë, tha se mosmarrëveshjet brenda koalicionit qeveritar mund të paraqesin pengesë për një marrëveshje me palën palestineze.

“Ka ministra në qeveri që nuk duan marrëveshje”, shtoi ajo.
XS
SM
MD
LG