Ndërlidhjet

Takohen zyrtarë të lartë kinez e japonez


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i jashtëm i Kinës ka takuar kryediplomatin e Japonisë të martën, për të diskutuar problemet dhe raportet e tensionuara ndërmjet të dy shteteve, lajmërojnë mediet kineze.

Sipas një gazete shtetëtore kineze, ka pas gjasa që të dy palët të pajtohen së shpejti për një takim të lartë bilateral mes krerëve të shtetit, ashtu siç ka propozuar Japonia javën e shkuar.

Ministri i jashtëm i Kinës Wang Yi dhe zëvendës i tij Liu Zhenmin takuar zëvendësministrin e punëve të jashtme të Japonisë Akitaka Saiki, njoftoi qeveria kineze.

“Palët kishin shkëmbim të sinqertë të qëndrimeve rreth raporteve Kinë-Japoni, kurse pala jonë ka shprehur pozitën e saj rreth problemeve që ndërmjet me raportet mes dy shteteve”, thuhet në njoftimin e postuar në portalin e ministrisë së jashtme kineze.

“Të dyja palët do të vazhdojnë të komunikojnë përmes kanaleve dhe niveleve të ndryshme” thuhet në këtë komunikatë.

Raportet mes dy shteteve janë tensionuar së fundi, dhe atë posaçërisht prej muajit shtator, për shkak të një konflikti rreth ujërave territoriale në Detin Lindor të Kinës dhe ishujve të vegjël që kontestohen nga autoritetet kineze atje.
XS
SM
MD
LG