Ndërlidhjet

logo-print

Ashton kritikon largimin "me dhunë" të Morsit


Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton (Ilustrim)

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton (Ilustrim)

Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton tha sot se takimi me presidentin e përmbysur të Egjiptit Mohamed Morsi ishte i sinqertë dhe se ai ka përcjell atij pikëpamjet e të tjerëve.

“Ia dërgova të falat, dhe ai më kërkoi që t’i dërgoj të fala prapa, dhe që familja e tij ta dijë se ai është mirë”, tha Ashton në një konferencë për shtyp nga Kajro.

Sipas kryediplomates evropiane Morsi është mirë me shëndet, dhe ka qasje në mjete të informimit, gjegjësit “televizion dhe gazeta ditore”.

Ashton tha se ajo nuk do të përfaqësoj pikëpamjet e Morsi, ndërsa ka kritikuar "largimin me dhunë" të presidentit nga pushteti.

“Nuk vije me porosi të mëdha, sepse gjendja duhet të zgjidhet nga populli i Egjiptit”, tha ajo gjatë një konference për gazetarë.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton është zyrtarja e parë perëndimore që takon presidentin Morsi prej se është përmbysur nga pushteti më 3 korrik, dhe dhunës së përgjakshme gjatë fundjavës, ku dhjeta protestues janë vrarë.
XS
SM
MD
LG